Zjarr i madh në një objekt në Fushë Kosovë, nuk raportohet për të lënduar
Një objekt në Fushë Kosovë është përfshirë nga zjarri këtë të premte. Megjithatë, nuk raportohet për persona të lënduar, njofton Dukagjini. Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana. “Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Lidhja e Pejës në Prishtinë, ku nga […]
Një objekt në Fushë Kosovë është përfshirë nga zjarri këtë të premte.
Megjithatë, nuk raportohet për persona të lënduar, njofton Dukagjini.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Lidhja e Pejës në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një objekt. Sipas informatave fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që zjarrëfikësit dhe policia janë në vendin e ngjarjes”, u shpreh Pllana.
Çfarë është Reagimi Juaj?