Raportohet për mbi 3,300 të vrarë në Iran që nga fillimi i luftës

Të paktën 3,375 persona janë vrarë në Iran që nga fillimi i sulmeve nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndaj vendit, sipas transmetuesi shtetëror iranian, (IRIB). Sipas raportimit të IRIB, shifrat janë konfirmuar nga Organizata e Mjekësisë Ligjore e Iranit, duke cituar kreun e saj, Abbas Masjedi, shkruan CNN, transmeton Dukagjini. Nga viktimat e raportuara, […]

Raportohet për mbi 3,300 të vrarë në Iran që nga fillimi i luftës

Të paktën 3,375 persona janë vrarë në Iran që nga fillimi i sulmeve nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndaj vendit, sipas transmetuesi shtetëror iranian, (IRIB).

Sipas raportimit të IRIB, shifrat janë konfirmuar nga Organizata e Mjekësisë Ligjore e Iranit, duke cituar kreun e saj, Abbas Masjedi, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Nga viktimat e raportuara, 2,875 janë burra dhe 496 janë gra, thuhet në raport.

Më herët, ministri i Jashtëm i Iranit kishte deklaruar se që nga fillimi i konfliktit janë vrarë “qindra civilë iranianë”, përfshirë më shumë se 200 fëmijë.