Rexha: Mbi 60 sulme ndaj gazetarëve në Kosovë gjatë vitit 2025

Nuk janë të pakta rastet kur gazetarët në Kosovë u përballën me kërcënime e sulme, sulme që kanë ditur të jenë edhe nga krerë institucional, e zyrtarë të partive politike, me theks asaj të Vetëvendosjes. Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, ka thënë se gjatë 2025-ës janë shënuar mbi 60 raste […]

Rexha: Mbi 60 sulme ndaj gazetarëve në Kosovë gjatë vitit 2025

Nuk janë të pakta rastet kur gazetarët në Kosovë u përballën me kërcënime e sulme, sulme që kanë ditur të jenë edhe nga krerë institucional, e zyrtarë të partive politike, me theks asaj të Vetëvendosjes.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, ka thënë se gjatë 2025-ës janë shënuar mbi 60 raste të sulmeve ndaj gazetarëve, por që as këto nuk kanë mundur t’i demotivojnë gazetarët për të ecur përpara për misionin të cilin dhe janë e për të zbuluar afera të ndryshme, raporton Ekonomia Online.

“Po vitit 2025 ka qenë një vit me të vërtetë i vështirë dhe me sfida për gazetarët e Kosovës. Mund ta quajmë një vit që normal në kuptimin që nuk ka pasur tensione siç ishin në vitin 2023 dhe në atë që do të duhej te ishte vit normal. Për shkak te zgjedhjeve në shkurt dhe zgjedhjeve lokale dhe zgjedhjet në fund te vitit gazetaret kanë qenë cak i sulmeve te formave dhe llojeve të ndryshme që kanë ardhur kryesisht nga krerët e institucioneve të Kosovës, duke filluar nga presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe VV-së aty këtu ndonjë deputet të partive të tjera ish opozitare të cilët kanë sulmuar gazetaret për shkak të punës që bëjnë. Kjo është e dënueshme, është për keqardhje. Deri në dhjetor keni shënuar mbi 60 raste të sulmeve ndaj gazetarëve dhe kjo dëshmon që puna e gazetarëve vazhdon të mbetet e vështirësuar. Fatmirësisht këto sulme nuk i kanë demotivuar shumicën e gazetarëve punë e tyre, puna e tyre ka qenë jetike për të zbuluar shumë afera korruptive të Qeverisë Kurti dhe institucioneve të tjera të pavarura të fushatave në Kosovë”, deklaroi Rexha.

Ai u shpreh se viti është karakterizuar edhe nga rrëzimi i Lgjit për Këshllin e Pavraur për Media (KPM) nga Gjykata Kushtetuese dhe problemet e RTK-së.

Rexha ka nënvizuar edhe kontrollin që Lëvizja Vetëvendosje  ushtron mbi transmetuesin publik.

“Është viti kur Gjykata Kushtetuese ka rrezuar ligjin për Këshillin e Pavarur të Mediave (KPM), ne jemi të lumtur që në këtë vit ka rrëzim të ligjit të tillë. Ka qenë viti në të cilën RTK-ja është përballur me shumë probleme. Dy herë protesta për shkak të mos gatishmërisë së Qeverisë Kurti për ta ndarë buxheti, natyrisht për shkak të mos konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ne shprehim keqardhje që RTK-ja në masë të madhe është i kontrolluar nga partia politike në pushtet Vetëvendosje dhe narrativa e transmetuesit publik në masën më te madhe shërben si propagandë e Qeverisë Kurti. Kjo është për keqardhje, televizioni publik duhet të lihet i qetë i pavarur. Shpresoj që vitin e ardhëm do të bëhet ligji i ri që do ta rregullonte edhe pronën e transmetuesit publik. Ka pasur edhe kërcënime me jetë, disa raste kanë shkuar në gjykatë. Kemi dy raste që janë dënuar njerëzit për incidentet në veri. Një vit i vështirë por e kemi mbyllur duke dhënë edhe çmimet vjetore që kanë treguar se sa e rëndësishme është puna e gazetarëve”, potencoi ai.

Gazetarët po vihen në rrezik edhe nga sulmet online dhe disa raste fizike, veçanërisht gjatë fushatës zgjedhore dhe ditëve të zgjedhjeve.

“Siguria e gazetarëve është vënë në rrezik nga sulmet online që vijnë nga institucionet kujtoj që në shkurt ka pasur edhe sulme fizike nga gazetaret e Klan Kosovës dhe Nacionales, në fushatën zgjedhore të përkrahësve politikë te VV-së edhe në ditët e zgjedhjeve, retorika ngjitëse, gjuha e urrejtjes që vjen ndaj gazetarëve online shpeshherë bartet në rrugë. Për neve është alarmuese thirrja jonë është për të gjithë krerët e institucioneve për pjesëmarrësit e jetës publike të mos bëjnë fushata denigruese  ndaj gazetarëve nëse kanë vërejtje për punën e tyre të dërgojnë ankesat në KMSHK”, tha Rexha./EO