Shkolla “Xhevdet Doda” mohon se ligjërata është mbajtur nga Gjykata Speciale
Shkolla e Mesme “Xhevdet Doda” ka dalë me një reagim publik për të sqaruar, siç thuhet, disa informacione të pasakta që po qarkullojnë në opinion lidhur me një ligjëratë të mbajtur në ambientet e saj. Në reagimin e publikuar, drejtoria e shkollës thekson se në shkollë nuk ka pasur asnjë ligjëratë të mbajtur nga zyrtarë […]
Shkolla e Mesme “Xhevdet Doda” ka dalë me një reagim publik për të sqaruar, siç thuhet, disa informacione të pasakta që po qarkullojnë në opinion lidhur me një ligjëratë të mbajtur në ambientet e saj.
Në reagimin e publikuar, drejtoria e shkollës thekson se në shkollë nuk ka pasur asnjë ligjëratë të mbajtur nga zyrtarë apo gjykatës të Gjykatës Speciale.
Shkolla sqaron se ligjërata është organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR), një organizatë që zhvillon aktivitete edukative në shkolla të mesme dhe universitete, me fokus në edukimin juridik dhe qytetar të të rinjve.
Qëllimi i ligjëratës, sipas njoftimit, ka qenë informimi i nxënësve mbi sistemin e drejtësisë, llojet e gjykatave dhe mënyrën e funksionimit të tyre.
“Në lidhje me disa informacione të pasakta që po qarkullojnë, sqarojmë opinionin publik se nuk ka pasur asnjë ligjëratë të mbajtur nga zyrtarë apo gjykatës të Gjykatës Speciale në ambientet e shkollës sonë.