Ne borë e në shi, mijëra qytetarë mblidhen për marshin “Drejtësi, jo politikë”

Mijëra qytetarë kanë mbushur sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po gjykohen në Hagë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është bashkuar marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë”, duke treguar mbështetjen e saj për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në […]

Ne borë e në shi, mijëra qytetarë mblidhen për marshin “Drejtësi, jo politikë”

Mijëra qytetarë kanë mbushur sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po gjykohen në Hagë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është bashkuar marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë”, duke treguar mbështetjen e saj për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Ajo ishte përkrah Endrit Thaçi, djalit të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe Ali Ahmetit.

Një numër i madh qytetarësh mbajnë pankarta me mesazhe si, “Historia nuk mund të rishkruhet” dhe “Liri në emër të popullit”.

Fundi i marshit nuk shihet dot nga pjesëmarrësit, duke treguar përmasën masive të grumbullimit qytetar.

LIVE mund ta përcjellni në linkun e mëposhtëm:

Qytetarët mblidhen për marshin “Drejtësi, jo politikë”