Presidentja Osmani e Ali Ahmeti i bashkohen marshit “Drejtësi, jo politikë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kanë mbërritur në Prishtinë për të marrë pjesë në marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i cili kërkon drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgim në Hagë. Ahmeti u prit në shesh nga ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, […]

Presidentja Osmani e Ali Ahmeti i bashkohen marshit “Drejtësi, jo politikë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kanë mbërritur në Prishtinë për të marrë pjesë në marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i cili kërkon drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Ahmeti u prit në shesh nga ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, me të cilin shkëmbyen përshëndetje të ngrohta.

Pranë Ahmetit shihet edhe presidentja Osmani.

Organizatorët e marshit parashikojnë se në aktivitet do të marrin pjesë rreth 200 mijë qytetarë.

Qytetarët mblidhen për marshin “Drejtësi, jo politikë”