Osmani takon presidentin e Sierra Leones në Emiratet e Bashkuara Arabe

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me presidentin e Sierra Leones, Julius Maada Bio. Sipas njoftimit, në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, në përfitim të qytetarëve dhe për adresimin e sfidave të përbashkëta. Presidentja Osmani theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar të ndërtojë […]

Osmani takon presidentin e Sierra Leones në Emiratet e Bashkuara Arabe

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me presidentin e Sierra Leones, Julius Maada Bio.

Sipas njoftimit, në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, në përfitim të qytetarëve dhe për adresimin e sfidave të përbashkëta.

Presidentja Osmani theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar të ndërtojë partneritete të forta dhe të qëndrueshme me vende në mbarë botën.