Katër shoferë ferizajas ndëshkohen nga Policia për tejkalim të shpejtësisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se katër shoferë janë ndëshkuar në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, për tejkalimit të shpejtësisë së lejuar. Sipas njoftimit policor, patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor, gjatë kontrolleve të realizuara në këtë zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, ka identifikuar katër drejtues mjetesh duke vozitur mbi […]

Katër shoferë ferizajas ndëshkohen nga Policia për tejkalim të shpejtësisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se katër shoferë janë ndëshkuar në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, për tejkalimit të shpejtësisë së lejuar.

Sipas njoftimit policor, patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor, gjatë kontrolleve të realizuara në këtë zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, ka identifikuar katër drejtues mjetesh duke vozitur mbi normat e lejuara.

Ndaj tyre është shqiptuar nga një gjobë prej 200 euro, janë vendosur nga 2 pikë negative, si dhe u është shqiptuar masa mbrojtëse e heqjes së patentë-shoferit për 3 muaj.

Sipas policisë, personat e ndëshkuar janë:

B.S. (34 vjeç), i cili drejtonte një veturë Audi A4, ngjyrë hiri, me targa vendore, është ndaluar duke lëvizur me shpejtësi 103 km/h.

D.L. (33 vjeç), me veturë VW Golf, ngjyrë hiri, me targa vendore, është ndaluar me shpejtësi 87 km/h.

B.K. (35 vjeç), me veturë Land Rover, ngjyrë e zezë, me targa vendore, është ndaluar me shpejtësi 83 km/h.

Q.V. (37 vjeçe), me veturë Audi A4, ngjyrë hiri, me targa vendore, është ndaluar me shpejtësi 83 km/h.