Kurti–Plenkoviq diskutojnë sigurinë rajonale dhe pakicën kroate në Janjevë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me homologun e tij kroat, Andrej Plenković, në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut. Pas takimit, Plenkoviq ka reaguar përmes një postimi në platformën X, ku bëri të ditur se në bisedë me Kurtin janë trajtuar zhvillimet në rajon, sfidat e sigurisë, si dhe statusi […]

Kurti–Plenkoviq diskutojnë sigurinë rajonale dhe pakicën kroate në Janjevë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me homologun e tij kroat, Andrej Plenković, në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut.

Pas takimit, Plenkoviq ka reaguar përmes një postimi në platformën X, ku bëri të ditur se në bisedë me Kurtin janë trajtuar zhvillimet në rajon, sfidat e sigurisë, si dhe statusi i pakicës kroate në Janjevë.

“Urime Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për rizgjedhjen e tij! Ne vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet dypalëshe dhe të mbështesim rrugën evropiane të Kosovës. Gjatë Konferencës së Sigurisë së Mynihut diskutuam situatën në fqinjësi, sfidat e sigurisë dhe statusin e pakicës kroate në Janjevë”, shkroi ai.